Prani fëmijësh me flamuj në dorë e maica të veshura me fotografi të kandidatit për kryetar të Podujevës, Agim Veliu, janë parë sot në fushatën përmbyllëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës në sheshin e qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info.

Lidhur me shfrytëzimin e fëmijëve në fushata politike kohë më parë kishe reaguar edhe Përfaqësuesi i Këshillit të Prindërve, Bajram Beqiri i cili në një intervistë për televizionin publik kishte thënë se përdorimi i fëmijëve në fushatë është i pa lejueshëm.

Kurse, edhe sipas ligjit në fuqi, pjesëmarrja e fëmijëve në fushata elektorale nën moshën 18 vjeçare është e ndaluar.

Kujtojmë se ditë më parë për disa fotografi të Agim Veliut ku shihen fëmijë, këtij të fundit i është shqiptuar dënimi prej 3 mijë eurove nga PZAP-i./Llapi.info

FEmijet