Më shumë se 130 zjarre – shumë të shkaktuara nga goditjet e rrufesë – po vërshojnë në të gjithë Kanadanë perëndimore pas një vale nxehtësie, që theu rekord.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, qeveria federale e Kanadasë tha se do të dërgonte avionë ushtarakë për të ndihmuar ekuipazhet që përballen me zjarret në provincën e British Columbia,

Në fillim të kësaj jave, njerëzit duhej të largoheshin nga fshati Lytton.

Lytton, që regjistroi të martën temperaturën më të lartë ndonjëherë të Kanadasë prej 49.6 gradë Celsius, u shkatërrua nga zjarri.

Zjarri në fshat – rreth 260 kilometra në veri-lindje të Vancouver – detyroi shumë nga 250 banorët e saj, të largoheshin pa sendet e tyre, të mërkurën në mbrëmje.

“Brenda rreth 15 minutash i gjithë qyteti u përfshi nga flakët”, tha për BBC, kryebashkiaku, Jan Polderman.

https://www.bbc.co.uk/