KFOR-i ka njoftuar se ushtarët kroatë i janë bashkuar komandës rajonale të kësaj force në perëndim, duke e bërë ata shtetin e nëntë në njësi.
Në një njoftim të këtij misioni në Twitter, bëhet e e ditur se ushtarët kroatë do të integrohen në batalionin kinetik, i cili do të patrullojë anën perëndimore të Kosovës.
Croatian soldiers joined the #KFOR Regional Command – West, becoming the ninth country composing the unit, together with 🇦🇹, 🇮🇹, 🇲🇩, 🇲🇰, 🇵🇱, 🇸🇮, 🇨🇭 and 🇹🇷. 🇭🇷 soldiers will be integrated within the kinetic battalion, performing patrols in the West side of #Kosovo.#WeAreNATO pic.twitter.com/ZcPWTMb6SF
— @NATO – KFOR (@NATO_KFOR) June 21, 2021
“Ushtarët kroatë janë bashkuar me komandën rajonale të KFOR Perëndimit, duke u bërë shteti i nëntë që do të jetë pjesë e njësisë, së bashku me ushtarë nga Austria, Italia, Rumania, Maqedonia e Veriut, Polonia, Sllovenia, Zvicra, Turqia dhe Kroacia. Ushtarët do të integrohen në batalionin kinetik, duke kryer patrulla në anën perëndimore të Kosovës “, u njoftua në llogarinë e KFOR-it në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Ky zhvillim me patrullimin e trupave kroate në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it pritet të ngjallë reagime në Serbi.