Në mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 e reja me inicialet V.G, 18 vjeçare nga fshati Gremnik i komunës së Klinës, ishte goditur nga një veturë e cila po voziste me shpejtësi të madhe.

18 vjecarja pas këtij lëndimi të marrë është gjetur nga një kalimtar i rastit, meqë ngasësi i automjetit ka ikur menjëherë nga vendin i ngjarjes.

E lënduara siç mëson IndeksOnline nga familjarët e saj ishte dërguar me urgjencë në Spitalin e Pejës, ndërsa pas ekzaminimeve të kryera nga mjekët e këtij spitali janë vërtetuar lëndime të rënda trupore, në kokë dhe në trup dhe ajo është transferuar menjëherë në QKUK.

Gjendja momentale e V.G siç tregojnë familjarët e saj është jashtë rrezikut për jetë, por se ajo që tri ditë zgjohet për pak minuta, por që nuk arrin të njeh asnjë familjar të saj.

Nxënësja ka pësuar gjakderdhje të brendshme në kokë, ka thyerje të kraharorit, hundës si dhe siç rrëfejnë familjarët, ka shtypje në tërë trupin.

Familjarët bëj po ashtu të ditur se policia ka gjetur veturën nga e cila ishte goditur e reja nga Klina.

Fotografit përdoren me pëlqimin e familjarëve të të aksidentuarës: