Një person në Ferizaj është dënuar me tri vjet burgim pasi kishte vjedhur 300 euro dhe ari në vlerë 100 eurove në një shtëpi në Ferizaj.

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit E.Xh, shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj për shkak të veprës penale “vjedhje e rëndë”, transmeton Klan Kosova.

Tashmë i dënuari ishte akuzuar se në maj të vitit 2018 me qëllim që vetës të i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme me përdorim të forcës me anë të kaçavidës e kishte hapur derën e shtëpisë dhe kishte depërtuar brenda në katin e dytë, ku nën rroba të dhomës nga një orman merr 300 euro, para të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.