Para tri vitesh mjekët i kishin thënë se do të ishte me fat nëse do të ecte përsëri, duke mos i dhënë gjasa që të luajë futboll, por Santi Cazorla nuk u dorëzua dhe e ka ngjallur e karrierës përsëri në Villarreal.

Në tetor 2016, në ndeshjen që Arsenali e fitoi 6-0 ndaj Ludogorets, Cazorla pësoi një dëmtim në tendinin e Akilit dhe u detyrua të futej pastaj mbi dhjetë operacione, ku nga njëri prej tyre, u desh të merrej një copë e lëkurës në krahë për t’ia vendosur në këmbë.

Ai gjithashtu humbi tetë centimetra nga tendini në kyçin e këmbës së djathtë dhe dukej sikur ditët spanjollit në futboll kishin mbaruar.

Por pasi kaluan 636 ditë pa luajtur dhe largua nga Arsenali, ai ka përjetuar një ringjallje, pasi u bashkua përsëri më Villarrealin në gusht të vitit 2018.

Në 64 ndeshje me “Nëndetësen e Verdhë|, 35-vjeçari është përfshirë direkt në 30 gola në La Liga – me 12 gola dhe 18 asistime.

Kontributi i tij më i fundit ishte një prekje mahnitëse për Gerard Morenon në fitoren 2-0 ndaj Valencias.

Me 12 gola dhe nëntë asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, Cazorla ka treguar se ai ende ka potencial dhe mund ta vazhdojë karrierën.

The Mirror shkruan se Mikel Arteta i ka ofruar Cazorlas një vend në stafin e tij, por nuk është gati të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Cazorla bëri 180 paraqitje për Arsenalin.