Një tjetër aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Lluga të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas pamjeve që ka siguruar Llapi.info, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Kujtojmë, po ashtu sot rreth orës 18:30 ka ndodhur një tjetër aksident në këtë fshat, ku kanë qenë të përfshira pesë automjete. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:30 në fshatin Llugë, të Podujevës, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë të përfshira pesë automjete. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në Kosovë kanë ndodhur 33 aksidente, prej tyre, 16 kanë rezultuar me persona të lënduar./Llapi.info

Aksident i rëndë në fshatin Llugë të Podujevës, pesë të lënduar