Sot rreth orës 19:00 janë therur me thikë dy persona të moshës 16 vjeçare në rrugën “Avni Kelmendi” në Lipjan.

Policia ka bërë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me identifikimin e të dyshuarve të përfshirë në këtë rast, njofton Klan Kosova.

“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një therje me thikë, në rrugën ‘Avdi Kelmendi’ në Lipjan. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet e nevojshme policore. Sipas informatave fillestare, E.A. ( 16 vjeçare) dhe A.R (16 vjeçar), janë terur me thikë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohe që policia po merret me identifikimin e personave të përfshirë në këtë rast”.