Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas votimit të mocionit të mosbesimit kundër Qeverisë Kurti, ka thënë se pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare.

”Pas rënies së Qeverisë, si president i vendit, pa humbur kohë do të filloj konsultimet me liderët e të gjitha partive parlamentare, për të shikuar mundësitë e krijimit të qeverisë së re të stabilitetit, unitetit dhe gjithëpërfshirjes”.

”Në çdo hap timin, si president i vendit, do ta respektoj në plotni Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.