Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me “Urdhrin e Lirisë” ish sekretaren e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright.
Thaçi ka falënderuar ish sekretaren amerikane për ato që ka bërë 20 vjet më parë për çlirimin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Pas 20 vjetësh ju dhe Presidenti Clinton jeni rikthyer në shtëpinë tuaj për të uruar dhe për të festuar bashkërisht për lirinë e Kosovës. Kjo lidhet direkt me kontributin tuaj personal”, është shprehur Thaçi.

“Si president si mik u juaji, duke shfrytëzuar mandatin ligjor më lejo të ndajë çmimi “Urdhi i Lirisë” për kontributin tuaj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.