Presidenti Hashim Thaçi e ka komentuar fjalimin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti që e dha ditën kur u shkarkua në Kuvendin e Kosovës.

Kurti kishte deklaruar se Hashim Thaçi i ka kërkuar që të shkojnë në Amerikë dhe të arrihet marrëveshja.

Thaçi e ka pranuar se ia ka thënë këtë Kurtit.

“Ai e ka thënë një të vërtetë. I kam thënë hajde shkojmë në Washington, e bëjmë marrëveshjen dhe e heqim qafe Serbinë. Bile i kam thënë merri nja 3-4 këmisha me vete”, tha Thaçi në intervistën dhënë për Televizionin 7.

Tutje Thaçi tha se që dy vite asnjëherë nuk ka pasur takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, përveç takimit të fundit në Washington.

Poashtu, Thaçi ka deklaruar se asnjëherë në prezencën e tij nuk është diskutuar ndarja e Kosovës.