Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vijoj edhe gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë.

Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dhjetë ditëshit të parë të muajit korrik.

“Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së për motin në pesë ditët e ardhshme.