Të shtëna me armë janë dëgjuar në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.

Një person ka shtënë me armë në drejtim të një tjetri, mirëpo që nuk ka arritur ta qëllojë. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku është njoftuar se e lënduar ka mbetur nëna e viktimës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull  kosovar, por nuk e ka qëlluar. Lëndime trupore, ka pësuar nëna e viktimës femër kosovare, të cilës i është ofruar tretmani mjekësor. Është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Pa dhënë detaje tjera, Policia rastin e ka cilësuar si “armëmbajtje pa leje”./Llapi.info