Të shtëna me armë janë dëgjuar në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarë të saj, ku edhe është konfiskuar një armë.
“Rr. Xhemail Mustafa, Podujevë 02.07.2021 ─ 22:30. I dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me një karikator, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjete dhe sekuestruar një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Llapi.info
Policia i shkon në derë qytetarit në Podujevë, i cili postoi video duke gjuajtur me armë