Si të dokumentohet një qytet si Dubai i cili vazhdimisht rritet dhe ndryshon? Fotografja Jumana Jolie thotë se mënyra më e mirë është nga lartësia.

Ajo e zbuloi stilin e saj të fotografisë nga qielli gjersa po punonte për një agjenci të lajmeve. Në vitin 2007, gjatë ndërtimit të ndërtesës më të lartë në botë që quhet Burj Khalifa, asaj iu dha detyra që të fotografon progresin e ndërtimit.

Për të gjetur këndin më të mirë, ajo shkoi në një hotel që ishte afër dhe nga kulmi i asaj ndërtesë fotografoi përparimin e ndërtesës më të lartë në botë.

Aty filloi karriera e saj e dokumentimit të qyteteve nga lartë, duke bërë fotografi nga helikopterët dhe kulmet e ndryshme, shkruan CNN.

“Janë bërë tashmë 10 vite prejse fotografoj nga helikopterët”, tha ajo. “Vazhdimisht jam në lëvizje, qoftë në mëngjes për të fotografuar shkretëtirën, apo në muzg për të fotografuar qytetin”.

Jolie pranon se fotografia ende është profesion i dominuar nga meshkujt në Lindjen e Mesme, por se shumë e më shumë ferma janë duke hyrë në këtë fushë, transmeton KOHA.

Dubai është qytet i cili u ndërtua në shkretëtirë, dhe Jolie ka parë transformimin e shpejtë të qytetit të saj.

“Mbaj mend kur isha fëmijë, reliefi ishte kryesisht shkretëtirë, dhe kur e shoh tani, Dubai është shndërruar në një metropol”, tha ajo.