Lokale - eSIMy

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

“Si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.