Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 5 ditë më parë në Deçan.

“Në historinë e qeverisjes së një shteti nuk ka ndodhur që të ndoh një helmim masovik dhe shteti e qeveria të reagojë pas tri ditësh, dhe ai reagim të vjen pas një presioni publik që erdhi nga Kuvendi, qytetarët e Kosovës dhe familjarët e të helmuarve. Në qoftë se kemi një shpërfgillje të tillë, cka do të ndodh në raste të tjera”, tha Tahiri.

Tahiri po ashtu ka folur edhe për vendimin e Qeverisë për taksën rreth 5 euro për automjetet, për të cilin tha se është i kundërligjshëm dhe është nënshkruar në kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë.

“Kjo qeveri ka ardhur në pushtet jo duke proklamu taksa, jo duke prklamu tatime, por ka ardh duke kërkuar barazi. Vendimi i taksës për të paguar 5 euro është i kundërligjshëm, është nënshkruar kundërshtim me rregulloren e punës së Qeverisë”, tha Tahiri.

Ai ka kërkuar që të largohet menjëherë kjo taksë, në mënyrë që mos të pasurohen individë të caktuar e të rëndohet jeta e qytetarëve.

“Kërkojmë nga ju që ta largoni këtë taksë menjëherë dhe të mos ndodh që me taksa të tilla të pasurohen individë dhe mbi këtë të rëndohet jeta e qytetarëve të Kosovës”.