Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së kryesisë, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka pranuar të raportojë në Kuvend, pas kërkesave të shumta nga opozita.

“Pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, kryeministri tashmë ka vendosur që të vijë dhe të raportojë. Ne si opozitë kemi qenë vazhdimisht këmbëngulë që procesi i dialogut të diskutohet dhe raportohet për të. Pra ditën e premte do diskutohet lidhur me këtë çështje, dhe në vazhdimin e seancës ditën e hënë do diskutohet kërkesa e partisë tonë lidhur me gjendjen mbi pandeminë, ku nuk nga kjo qeveri nuk është ndërmarrë me asnjë iniciativë për mbështetje të bizneseve. Mendoj që ne si opozitë mund të japim ndihmë në këtë drejtim”, tha Tahiri.

Ai ka thënë se çështja e Asociacionit nuk duhet të trajtohet fare, pasi sipas tij, atë e ka trajtuar Gjykata Kushtetuese. Sipas tij, vendimi i GJK-së i obligon të gjithë ta respektojnë.

“Kryeministri në rrethana normale nuk duhet të pranojë të vendoset në tavolinë si pikë e diskutimeve. Kurti ka thënë që nuk merr pjesë pa kërkuar falje Serbia për gjenocidin, pa u gjete të zhdukurit, asnjë nuk ka ndodhur dhe dialogu po fillon dhe duke e parë rrëshqitjen e tij të madhe në një rrafsh tjetër prej qëndrimeve të mëparshme po shohim një pa përgatitje të tij. Po thekson se është fillimi i dialogut por janë të pagjetur. Kryeministri duhet të ketë qëndrim të qartë dhe platformë të qartë”, ka thënë Tahiri. /Telegrafi/