Xhafer Tahiri nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bashkëqeverisë me VV-në pas zgjedhjeve të 17 Tetorit në Vushtrri.

Në “Blic Interview me Astrit Gashin”, prodhim i portalit GazetaBlic, Tahiri tha ai është i gatshëm të nënshkruajë çfarëdo marrëveshje nga e cila do të përfitonin qytetarët e komunës që ai udhëheqë.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që pas 17 Tetorit në Vushtrri të bashkëqeverisim me VV-në. Jam i gatshëm të nënshkruajë çfarëdp marrëveshja prej së cilës do të përfitonin qytetarët e komunës”, tha ndër tjera Tahiri.