Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfiskimit të 30 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

“Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.”, ka shkruar ai.

Sveçla tutje ka thënë se Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.

Ndryshe, një 40-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Vërmicë pasi të njëjtit i janë gjetur 30 kilogramë marihuanë në bagazh të veturës.

Postimi i plotë i Sveçlës:

Mbrëmë në pikën kufitare në Vërmicë janë konfiskuar 30 kilogramë substancë narkotike e llojit marihuanë.

Lidhur me këtë Policia e Kosovës ka arrestuar personin nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge”.

Ashtu siç jemi zotuar, lufta kundër trafikimit të të gjitha llojeve do të vazhdojë me intensitet edhe më të shtuar.

Kosova do të jetë zonë e ndaluar e trafiqeve ilegale.