Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi kanë sulmuar fizikisht policët.

Sipas raportit 24 orët të Policisë, zyrtarët policor ishin në rregullim të komunikacionit, përcjell Klankosova.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit fillimisht kanë penguar dhe më pas kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin në rregullim të komunikacionit”, thuhet në raport.

Policia njofton se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.