Një stuhi e fuqishme shiu, i përcjellë edhe me erëra ka përfshirë minuta më parë Podujevën, shkruan Llapi.info.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info, shihet se ne këtë anë rrebeshi i shiut ka vërshuar rrugët me ujë. Rrugët e qytetit janë “vërshuar” nga uji, ndërkohë që një pjesë e qytetit ka mbetur pa energji elektrike.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius./Llapi.info