Studentet që në të ardhmen do të shpëtojnë jetë, po i ikin metodave të vjetra të studimit, transmeton Klan Kosova.

Në Universitetin e Harvardit dhe John Hoppkins, po shohin video në Youtube.

Nuk janë të vetmit këta që po e bëjnë këtë. Shumica e studentëve të mjekësisë më të lehtë po e shohin mësimin nga distanca.

Ata vlerësojnë se megjithatë gjashtëdhjetë mijë dollarët që paguajnë në vit, nuk janë përgatitja më e mirë që mund ta bëjnë.

Në vitin 2017, pothuajse një e katërta e studentëve të mjekësisë raportuan “pothuajse asnjëherë’ nuk ndoqën mësimet në universitetet ku ata studiojnë , sipas sondazhit më të fundit të Shoqatës së “American Medical College”

Rreth 24.2 % e tyre në baza ditore i shikojnë leksionet e tyre në kanalin YouTube.

Dhe që nga viti 2015, gjysma e studentëve kanë konsultuar faqet si Wikipedia, për informacionin se si të jesh mjek çdo ditë.

Të mësuarit për të qenë mjek, përfshin shumë më tepër sesa simptomat dhe shenjat që Google, mund të na jep si informacion dhe trajnimi i një mjekut kërkon orë të tëra me orë në laborator, e ndjekur nga dy vjet praktikë klinike nën mbikëqyrjen e mjekëve që kanë përvojë.