Fotot e një maceje me kotelen e saj të shkrepura në qyetetin e Stambollit janë bërë virale në rrjetet sociale.

Macja ka çuar në spital kotelen e saj të sëmurë dhe kjo gjë ka prekur zemrat e të gjithëve.

Ajo e ka shoqëruar tek dhoma e urgjencës dhe mjekët e gatshëm për ta ndihmuar kanë vrapuar drejt saj.

Image

Ata morën kotelen për ta vizituar ndërkohë që macja e shoqëronte çdo moment duke mos ia ndarë sytë.

Mediat turke kanë shkruar se gjatë kohës kur kotelja po vizitohej nga mjekët, maces nënë i dhanë qumësht dhe ushqim.