Pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës për ndërtimin e shtatores pranë stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ketë përgjegjësinë për realizimin e këtij projekti.

Ministri Kujtim Gashi ka theksuar se do të ketë një konkurs publik në lidhje me projektin në fjalë.

“Duke ditur fushëveprimin e ministrisë të cilën unë e udhëheq, me kënaqësi dhe me nderin më të madh, kemi marrë përsipër që të realizojmë një projekt i cili do të vë në kujtesë themelet e një legjende siç ka qenë Fadil Vokrri”

:Shtatorja e cila do të ndërtohet përbri stadiumit do të jetë një kujtim i përhershëm për kontributin e tij. Ky projekt do të jetë një mirënjohje shtetërore për njeriun me të cilin identifikohet futbolli i Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ministri Gashi.

Për detajet e projektit dhe procesin në tërësi kjo Ministri ka thënë se do ta mbajë të informuar opinionin në vazhdimësi ditëve në vijim.