Kabineti qeveritar i Qeverisë Kurti do të mblidhet në orën 13:00, ka njoftuar zyra e kryeministrit. Nuk është dhënë ndonjë informacion rreth temës së mbledhjes.

Kurti mëngjesin e sotëm ka mbajtur mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku tha se kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian duhet arritur dhe plotësuar.