Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, e për këtë edhe pritet të ketë homazhe tek shtatorja e tij në Prishtinë dhe në kompleksin memorial në vendlindjen e tij në Turuqicë.

Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ra dëshmor më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.

Ishte një ndër themeluesit e UÇK-s dhe Hero – dëshmor shqiptar i Luftës së Kosovës.

Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Pajaziti ka edhe Urdhrin Hero i Kosovës.

Më 31 janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të Kosovës, Urdhrin Hero i Kosovës.