Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, ka hedhur kritika në drejtim të opozitës në Kuvendin e Kosovës, veçmas ndaj LDK-së.

Hyseni, në një intervistë për TV Llapi, ka thënë se LDK-ja, sipas tij, po ia bën më shumë, sic ka thënë ai, argatin partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, se sa që po i kundërvihet asaj.

“Në rrafshin e tërësishëm edhe në rrafshin e bërjes opozitë, e them me keqardhje që nuk po shoh që ka opozitë fare. Vetëvendosje mundet të bëjë çfarë të dojë. Opozita ose është lodhur, ose është krejtësisht jobindëse. Fitohet përshtypja që opozita, por edhe LDK-ja, e them me keqardhje, LDK lë përshtypje se po ia bën argatin Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti, se sa që po i kundërvihet”, është shprehur Hyseni./Llapi.info

https://www.facebook.com/tvllapiofficial/videos/822606375356997