Qershori i vitit 1999 është një nga më të veçantit për kosovarët.

Zbarkimi i këmbësorisë së NATO-s në zonat e vendit, i lumturoi të gjithë fëmijët, të rinjtë e pleqtë që me sytë e tyre kishin parë masakra nga duart e forcave serbe.

Kosovarët patën më 12 qershor patën dalë rrugëve për ti parë ushtarët, të cilët i falënderonin me lule, puthje e brohoritma.

Me ardhjen e NATO-s, ushtria serbe u detyrua të largohet, pas një lufte të përgjakur,ku mbi 10 mijë njerëz u vranë, rreth 5 mijë u zhdukën e mijëra u dhunuan, derisa NATO filloi sulmet ajrore që zgjatën për 78 ditë, deri në detyrimin e serbëve për tërheqje.

Hyrjes së këmbësorisë i parapriu Marrëveshja e Kumanovës, ku xhandarmëria obligohej të largohet nga territori i Kosovës.