Në klinikat COVID në QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 212 persona nga pasojat e COVID-19.

Të konfirmuar pozitivë me virusin Sars-CoV-2, janë 119 pacientë. Gjashtë pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 152 janë me oksigjenoterapi.

Siç është njoftuar nga SHSKUK-ja në QKUK po trajtohen 117 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme 95 pacientë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 28 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë