Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka sqaruar rastin e ndodhur sot në objektin e klinikave kirurgjike, ku një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçare, ka rrëshqitur në shkallë duke pësuar lëndime trupore.

Sipas tyre një prind vizitor, derisa po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, kishte me vete një fëmijë të moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

“Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë, duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor”, thuhet në sqarimin e ShSKUK-së.