Policia në Paris ka gjuajtur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve në protestën e sotëm anti-qeveritare.
BBC shkruan se në qendër të qytetit janë mbledhur rreth pesë mijë protestues, ndërsa raportohet për së paku mbi 300 të arrestuar.

Raportohet se rreth 90 mijë policë janë mbledhur në Francë për t’iu kundërvënë protestuesve.

Po ashtu, raportohet edhe për 12 mjete të blinduara dhe tetë mijë oficerë të tjerë policorë.

“Jelekëverdhët” po vazhdojnë protestat për të kundërshtuar taksën për karburantët.

Edhe javën e kaluar janë arrestuar e lënduar qindra persona nga dhuna që shpërtheu në Paris në mes të Policisë dhe protestuesve./Periskopi