Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj, që do të jenë kadetë në Akademinë Ushtarake (Qendrën e Studimeve Universitare)  të FSK-së.

Po ashtu në këtë konkurs do të përzgjidhen edhe kadetët që  do të studiojnë në akademitë e vendeve mike dhe partnere si në:

Akademinë  Ushtarake të Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë,

Akademinë  Ushtarake në Republikën e Kroacisë -Menaxhimi dhe Udhëheqja ushtarake, si dhe në Akademinë  Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Konkursi do të jetë i hapur nga data  31 maj 2021  deri më  11 qershor 2021 .

Aplikimi bëhet online:

https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply

Për më shumë informacione kontaktoni  nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Detaje më të hollësishme për konkursin dhe kriteret e nevojshme mund të vizitoni vegzën e mëposhtme.

https://docs.google.com/document/d/1LN8qzmWVSzXMrk0pH4QI4YXOKOAnUilq8ZClJxzlGBs/edit