Është hedhur para pak minutash shorti në Ligën Konferencës, për raundin e parë kualifikues të kësaj gare, raporton Llapi.info.

Ekipi nga “Zahir Pajaziti”, KF Llapi do të ketë punë me nënkampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin.

Llapjanët do të udhëtojnë në Maqedoni për t’u përballur me Shkupin./Llapi.info

Llapi fitoi Kupën e Kosovës në edicionin 2020/21, me ç’rast ka siguruar edhe daljen në Evropë për herë të parë. Në Ligën e Konferencës do të garojë edhe nënkampioni i Kosovës.. Ndeshjet janë më 8 e 15 korrik/Llapi.info