Pasditen e sotme, moti i ligë me reshje të mëdha shiu ka përfshirë Podujevën, shkruan Llapi.info.

Si rezultat i shiut me intensitet të madh ka bërë që rrugët e qytetit të Podujevës të “pushtohen” nga uji, derisa disa janë bërë thuajse të pakalueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të mbajë mot me diell dhe do të ketë vapë.

Në njoftimin e IHMK, për datat 25 dhe 26 qershor, thuhet se gjatë pjesës të dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes./Llapi.info

Më poshtë pamjet e siguruara nga Llapi.info:

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.