“Pas 21 ditësh në përballje me Covidin-19, prej të cilave 16 në Klinikën Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga Covid-19”. Kështu ka bërë të ditur deputeti i LDK-së Fetah Rudi.

Ai ka treguar se gjithë këto ditë, janë shoqëruar me pagjumësi, frymëmarrje të vështirësuar e kollitje të madhe.

Rudi ka falënderuar të gjithë ata që në forma të ndryshme i janë gjetur gjatë kësaj faze dhe ka porositur të gjithë që të vendosin maskën, e të mbajnë higjienën.

Postimi i plotë i tij:

Pas 21 ditesh ne perballje me Covid19, prej te cilave 16 ne Kliniken Infektive ne Prishtine, sot jam liruar dhe jam…

Gepostet von Fetah Rudi am Mittwoch, 16. September 2020