Një kran gjigant është shembur derisa po kryheshin disa teste në një punishte të anijeve në Vishakhapantnam në jug të Indisë, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 11 punonjës, shkruan NDTV.

Pamjet e transmetuara në televizion shfaqin kranin e ri, i cili me forcë të madhe përplaset në tokë në një vend punishte të anijeve pranë portit të këtij qyteti indian, transmeton Telegrafi.

Organet kompetente kanë bërë të ditur se krani është shembur mbi punonjësit, që punonin në këtë mjet gjigant dhe ishin shumë afër tij.

Pesë punonjës tjerë raportohet se janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, e 11 nuk e patën fatin e tyre – pasi ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.

Në anën tjetër policia ka filluar hetimet dhe po tenton të konstatojë shkaqet e shembjes.