Një nga projektet që Qeveria e Kosovës ia prezantoi amerikanëve është linja hekurudhore me Serbinë.

Binarët e saj nuk janë shfrytëzuar për më shumë se dy dekada. Edhe tuneli i gjatë 2 kilometra është i papërdorshëm që nga koha kur u bombardua nga NATO.

Plani është që ky tunel të rifunksionalizohet e modernizohet dhe atë me paratë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhja Hekurudhore , bashkë me atë rrugore si dhe vendosja e Linjës ajrore Prishtinë –Beograd dhe anasjelltas përbëjnë bazën e Zotimeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin ekonomik Kosovë-Serbi.

Shumica e projekteve, që duhet të prezantohen nga vendorët do financohen nga Korporatat shtetërore amerikane siç është ajo për financimin zhvillimor e quajtur DFC.