Tre nga lojtarët më të mirë momentalisht në Liverpool, Xherdan Shaqiri, Mohamed Salah dhe Andy Robertson, kanë bërë një paraqitje befasuese për Krishtlindje për fansat e vegjël të Liverpoolit e të rivalit të tyre të qytetit, Evertonit.

Fëmijët po merreshin në pyetje se cilat ekipe përkrahin, dhe, teksa jepnin përgjigjet e tyre, disa për Liverpoolin e disa për Evertonin, nga prapa ju shfaqeshin treshja e Liverpoolit, raporton Koha.net.

Edhe pse sezoni i tij i parë me “Të Kuqtë”, Shaqiri vërehet se po lë gjurmë në skuadër duke u bërë lojtari i preferuar i shumë fansave.

Në prapaskenë shihen Shaqiri, Salah e Robertson duke diskutuar se kush duhet të ketë më shumë fansa, teksa Salah me shaka thotë se asnjë fëmijë nuk dëshiron të jetë mbrojtës, duke aluduar në Robertsonin. Por, edhe ky i fundit pati fansa ndër të vegjlit.

Më poshtë shikojeni videon emocionuese.

? Must-watch! Salah, Shaqiri and Robbo's Christmas surprise

Priceless reactions!??? Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri and Andy Robertson deliver a special Christmas surprise to unsuspecting local schoolchildren. Full video: youtu.be/_FzS8vj3umw#ThisMeansMore

Publiée par Liverpool FC sur Dimanche 23 décembre 2018