Është liruar burgu i Serbisë, këshilltari i Kuvendit të Podujevës, Blerim Maçastena, raporton Llapi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi.

“Blerim Maçastena lirohet nga burgu si i pafajshëm!”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Dy qytetarë nga Podujeva ishin arrestuar nga Policia serbe, të cilët dyshohet se kenë dalë në territorin e Serbisë më 13 dhjetor të vitit të kaluar.

Njëri më pas është liruar menjëherë, ndërkohë që Maçastena është liruar sot pas gjashtë muajve./Llapi.info