Një 47 vjeçar nga Serbia e mbajti trupin e nënës së tij të vdekur për shtatë vjet në apartamentin e tij në Paris.

Trupi ishte fshehur në një valixhe dhe në dollap, i mbuluar me një llum dhe shkumë të butë për të maskuar erën – dhe e gjithë kjo, vetëm për të marrë pensionin e saj, njofton Klan Kosova.

Sam raportoi në polici herët në mëngjes të martën dhe u shpjegoi atyre se nëna e tij, e njohur si ‘Zlaka’, kishte vdekur në 2014 në moshën 75 vjeç, vetëm, në banesën e saj.

Ai i tha policisë se ajo kishte kancer ku më pas vdiq. Policia franceze, e shoqëruar nga Sasha 47 vjeçar, shkoi për të kryer një hetim dhe gjeti trupin.

Inspektorët mendojnë se ai vendosi të raportojë sepse ishte kërcënuar me dëbim nga banesa, kështu që ai nuk dinte çfarë të bënte me trupin e pajetë të nënës së tij.

Siç shkruan blici serb, një autopsi nuk tregoi shenja dhune, kështu që dyshimi për vrasje ndaj saj, u hoq.

Fqinjët u tronditën dhe konfirmuan që qiramarrësi ishte i sjellshëm.

Kur e pyesnin se ku ishte nëna e tij, ai përgjigjej se ”ajo vendosi të kthehej në Serbi dhe të kalonte pleqërinë atje”.

Ata nuk e kishin vërejtur as erën e pakëndshme, njofton Klan Kosova.