Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas raportimeve në media për emërimin e një anëtari të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë ministri, shkruan GazetaBlic.
Në një reagim në Facebook, Selimi thotë se me ligjin në fuqi, sipas tij, i lejohet që në emërimet politike të ketë diskrecion.
Postimi i plotë:
Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil”.
“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë angazhimin tim për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj sa herë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca!