Interi dëshiron ta blejë kartonin e sulmuesit Alexis Sanchez.

Sipas mediave angleze, krerët e klubit italian synojnë ta mbajnë sulmuesin kilian që është i huazuar nga Manchester Unitedi.

Drejtuesit e klubit zikaltër do të bëjnë një ofertë rreth 20 milionë euro për t’i siguruar përfundimisht shërbimet e kilianit.

Sanchez, këtë edicion tek Interi, ka shënuar katër gola dhe ka bërë nëntë asistime në të gjitha garat.