Opinionisti kosovar, Fitim Salihu, ka ironizuar me zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Salihu ka bërë pyetje se si e votuan ish-anëtarët e Lëvizjes Popullore të Kosovës, që tashmë janë anëtarë të Vetëvendosjes, Osmanin për presidente.

“Nime, qysh e votun Vjosen keta LPK-istat e VV-se? Ajo e perdorke fjalen “LPK-ist” si sinonim i gogolit. Pos me fol per UDB-en: “Shiko sa LPK-iste ke perreth”.”, ka shkruar Salihu në Facebook.

Ironia vazhdon duke thënë se ish-anëtarët e LPK-së ka mundësi që t’i dëgjojmë duke e kënduar himnin e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

“Plus ja u ka vnu flamurin e Rugoves aty ne Presidence, trrak. Zo s’po guxojne me bo prej Vjoses. Kur t’i nijsh naj dite tu thone: “kryetar i LPK-se ka qene Tahir Zemaj”. Ose tu e knu himnin e Ibrahim Rugoves me lote ne sy. ”, ka thënë ai.

Kujtojmë se vite më parë kur Vjosa Osmani ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pati thënë në Kuvend se nuk do të bëhet kurrë pjesë e Vetëvendosjes.

Osmani pyeste Kurtin se sa njerëz të PDK-së dhe LPK-së ke në parti.

Ajo thoshte se kjo është edhe arsyeja se pse ajo dhe Lumir Abdixhiku kurrë nuk do t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje.

“ Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-ist ke përreth. Dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri, jo sot, por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, pati thënë Osmani.

Ky është postimi i plotë i Salihut:

Nime, qysh e votun Vjosen keta LPK-istat e VV-se? Ajo e perdorke fjalen “LPK-ist” si sinonim i gogolit. Pos me fol per UDB-en: “Shiko sa LPK-iste ke perreth”. Plus ja u ka vnu flamurin e Rugoves aty ne Presidence, trrak. Zo s’po guxojne me bo prej Vjoses. Kur t’i nijsh naj dite tu thone: “kryetar i LPK-se ka qene Tahir Zemaj”. Ose tu e knu himnin e Ibrahim Rugoves me lote ne sy.