Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti, duhet të raportojë para se të shkojë në vizita dhe të informojë Kuvendin për atë se çfarë u diskutua.

Në një konferencë për media, Sahtqija shtoi se Qeveria sa më parë duhet të përgatisë parimet mbi bazën e të cilat duhet të zhvillohet dialogu, gjë për të cilën tha se ende nuk e ka bërë.

“Qeveria Kurti përball dialogut, duhet të jetë bazë për zhvillimin e procesit të dialogut dhe Kryeministri duhet të raportojë rregullisht para se të shkojë në vizita dhe pasi të kthehet të informojë Kuvendin e Kosovës për atë se çfarë u diskutua. Qeveria sa më parë duhet të përgatisë parimet mbi bazën e të cilat duhet të zhvillohet dialogu. Këtë gjë, Qeveria ende nuk e ka bërë”, ka thënë ajo, njofton Klan Kosova.

Kjo deklaratë e saj vjen pas udhëtimit të Kurtit në Bruksel të martën, pa deklarim para mediave para nisjes.