Lokale - eSIMy

Një rrebesh shiu, i përcjellë edhe me breshër dhe erëra të forta ka përfshirë pasdite Podujevën, shkruan Llapi.info.

Në disa pjesë të Llapit, sasia e breshërit ka qenë më e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë.

Në pamjet që ka siguruar Llapi.info nga pjesë të ndryshme të qytetit, rrugët janë vërshuar nga uji, ndërkohë që në disa prej tyre kanë qenë thuajse të pakalueshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti sot në Kosovë do të jetë pak më freskët se dje, duke pësuar rënie të temperaturave për pak gradë Celsius.

Sipas njoftimit, sot do të ketë edhe vranësira të pjesshme që pritet ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, me reshje shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./Llapi.info

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
No description available.
No description available.