Një vetë-aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dobratin të Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas banorëve të këtij qyteti, rrugët në këtë fshat janë të papastruara nga bora, për çka edhe ka ndodhur ky aksident.

Sipas tyre, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë, në pamjet që lexuesit i kanë dërguar në Llapi.info shihen rrugët në këtë anë të mbuluara me borë./Llapi.info