Pas ditëve të nxehta me diell e temperatura të larta, sot në Kosovë janë rikthyer reshjet e shiut, kështu dukë përshirë edhe Podujevën, shkruan Llapi.info.

Për pasojë, ndonëse ka freskuar vendin ka bërë që edhe qarkullimi i automjeteve të vështirësohet. E pikërisht vështirësi ka në komunën e Podujevës ku thuajse në të gjitha rrugët janë hapur kanale të shumta.

E një prej tyre në rrugën “Skënderbeu” afër udhëkryqit të magjistrales Prishtinë – Podujevë, e që është ndër më të frekuentuarat ka shkaktuar telashe të shumta.

Përveç vështirësive në qarkullim, kanali i mbushur me ujë dhe që nuk është mbyllur tërësisht, ka dëmtuar tejet pjesë të shumta të veturave. Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, më shumë se 10 vetura kanë pësuar prishje nga ky kanal.

Ndryshe, punime të njëjta sikurse në rrugën “Zahir Pajaziti” kanë filluar edhe në rrugën “Skënderbeu”./Llapi.info