Lokale - eSIMy

Aktivisti Rron Gjinovci i ka reaguar deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxhës, e cila e denoncoi emërimin e tij në një komision nga Qeveria Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjinovci e ka quajtur Hoxhën të padijshme, të pandershme dhe pjesë të një partie të korruptuar.

Ai ka kërkuar nga Hoxha që t’ia tregojë fillimisht mendimin e saj për rastin Pronto dhe bashkëpartiakun e saj Adem Grabovcit, e pastaj le të flet për angazhimet e tij.

“Eliza Hoxha eshte e padishme (sepse nuk i kupton problemet në arsim e qe besa as në politikë), e pandershme (sepse shpif dhe rren publikisht) edhe pjesë e nji partije të korruptume. Menon që krejt bota funksionojnë si ajo dhe partija e saj. Këto lidhje që po i sheh ajo, nuk ekzistojnë. Eliza le të më thot mu çka menon për rastin Pronto dhe kolegun e saj Adem Grabovci, mandej le të flet çka të don për mu dhe angazhimet e mia”, ka shkruar Gjinovci.