Një rrebesh shiu, i përcjellë edhe me breshër dhe erëra të forta kë përfshirë Podujevën minuta më parë, shkruan Llapi.info.

Në disa pjesë të Llapit, sasia e breshërit ka qenë më e madhe, derisa rrugët e qytetit janë mbushur me ujë. Si pasojë e erërave të forta, të cilat zgjatën pak, një pjesë e qytetit është përballur me mungesë të energjisë elektrike.  

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar se moti sot në Kosovë do të jetë pak më freskët se dje, duke pësuar rënie të temperaturave për pak gradë Celsius.

Sipas njoftimit, sot do të ketë edhe vranësira të pjesshme që pritet ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit, me reshje shiu.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë dhe këshillat e IKSHP që nga ora 9-17 mbesin në fuqi. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës./Llapi.info

No description available.
No description available.